Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit, ku do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ditën para “finales”, skuadra shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore. Pamjet nga ambientet e stadiumit “Duboçiça” tregojnë mungesën e flamurit shqiptar, në kundërshtim me protokollin e zakonshëm për ndeshjet ndërkombëtare.
Ky veprim është dënuar si një gjest i papranueshëm dhe i shëmtuar nga ana e Federatës Serbe të Futbollit, duke lënë të kuptohet se politika vazhdon të ndërhyjë në sport. Pritet të shihet nëse UEFA dhe FIFA do të marrin masa për këtë situatë dhe do të sigurojnë praninë e flamurit shqiptar në stadium.