Muriqi mund Real Madridin, Majorka fiton, asist për titull Barça

VIDEO/ “Pirati” Muriqi fundos Real Madridin, goli i tij në shtesë i jep fitoren Majorkës dhe një asist për titullin Barcelonës

Vedat Muriqi është kthyer sot në faktorin që mund të vendosë titullin kampion në Spanjë, duke mposhtur me Majorkën e tij skuadrën e Real Madridit në një ndeshje kyç për sezonin.

Realit i duhej fitorja për të ngushtuar diferencën me Barcelonën, e cila luan një ndeshje të vështirë me Atletikon. Por madrilenët u goditën në pjesën e parë nga Morlanes, i cili u dha avantazhin vendasve.

Ekipi i Realit tentoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë dhe ia doli të barazonte shifrat në fund me Militaon. Megjithatë, një kundërsulm në minutën e 91-të, i finalizuar në mënyrë perfekte nga Muriqi, i dha fitoren 2-1 Majorkës, duke ngjallur shanset e saj për mbijetesën.

Njëkohësisht, kjo fitore ndaloi Realin dhe i jep mundësinë Barcelonës të synojë arratinë përfundimtare drejt titullit kampion.

MAJORKA 2-1 REAL MADRID

  • 42′ Morlanes
  • 90’+1′ Muriqi
  • 87′ Militao
Scroll to Top