Die. Dhj 16th, 2018

Muzetë e Krujës tërheqin vëmendjen e mbi 100.000 vizitorëve

TIRANË,10 nëntor . – Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, por përveç këtyre një vend të veçantë në vendin zë edhe turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.

Qyteti dhe kalaja historike e Krujës po kthehet në një destinacion atraktiv dhe mjaft i veçantë për t’u eksploruar.

Mbi 100.000 vizitorë në Muzetë e Krujës dhe jemi vetëm në fillim të nëntorit.Kjo rritje e vizitorëve ka çuar në rritje të numrit të bizneseve përreth zonës historike dhe rritje të strukturave akomoduese në qytet.

Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu cilësohet si më i vizituari në vend,dhe kalaja e Krujës renditet ndër destinacionet e preferuarara të turistëve.

Viti i Skënderbeut i ka ridimensionuar muzetë dhe objektet e vizitueshme që lidhen me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve, duke bërë që jo vetëm turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, por edhe qytetarët shqiptarë të tregojnë interes për këto atraksione historike.

Ajo që e bën unik këtë muze është fakti që aty ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavione trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës, por ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Muzeu i Krujës ndodhet në një pikë piktoreske të qytetit dhe vizitorët nuk e anashkalojnë asnjëherë një vizitë në të, ndërsa ndodhen në qytetin e Krujës, për të parë Pazarin apo kalanë./a.a/j.p/

Kategori