Myrto Uzuni synon një rekord të ri karriere
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka arritur një objektiv të rëndësishëm me skuadrën e tij, Austin, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e klubit që shënon 10 gola.
Më parë, këtë shifër e kishin arritur Maksi Uruti dhe Gias Zardez. Uzuni shënoi golin e tij të parë të sezonit ndaj Minesotës, në një ndeshje që u mbyll barazim 2-2. Nëntë golat e tjerë ishin realizuar gjatë vitit 2025.
Rekordin aktual të klubit e mban Uruti me 11 gola të shënuar në 64 ndeshje. Me potencialin që ka, Uzuni ka të gjitha mundësitë për të vendosur një rekord të ri, duke marrë parasysh që Austin konkurron në MLS që prej vitit 2021.
Deri tani, sulmuesi shqiptar ka regjistruar 35 paraqitje me Austin, dhe kontrata e tij me klubin zgjat deri në fund të vitit 2027. Lojtari nga Berati ishte pranë një kalimi te Trabzonspori gjatë merkatos së dimrit, por marrëveshja dështoi për shkak të kushteve financiare.
