VIDEO/ Asllani i jep një dorë Interit, Torino i tij mposht Napolin falë një goli të pa festuar
Napoli ka përjetuar një frenim në rrugëtimin drejt kryesimit të renditjes, duke pësuar humbjen e dytë në kampionat. Skuadra napolitane u mposht në transfertë nga skuadra e Torinos, ku aktivizohet Kristjan Asllani.
Takimi u mbyll me rezultatin 1-0, një humbje e cila mund të ketë një peshë të rëndësishme morale për kampionët në fuqi të Serie A. Napoli duket se ka ngadalësuar ritmin dhe mund të lejojë skuadra si Inter e Milan t’i afrohen në renditje.
Ndeshja në fjalë pa Kristjan Asllanin titullar, i cili u zëvendësua në minutat e fundit nga Ardian Ismajli. Vendimtar për fatin e sfidës ishte goli i vetëm, i shënuar nga Xhovani Simeone. Sulmuesi argjentinas nuk e festoi golin e tij; përkundrazi, kërkoi falje për faktin që kishte arritur të shënonte përballë ish-skuadrës së tij, nga e cila u largua gjatë verës.
Goli i Simeones.