Die. Dhj 16th, 2018

Napoli sfidon Genoan dhe shiun, fiton me përmbysje dhe merr vendin e dytë

Napoli arriti të marrë një fitore shumë të vuajtur në transfertën e “Marassi-t” ndaj Genoas, falë fitores me përmbysje, me rezultatin 1-2.

Kuqeblutë kaluan të parët në avantazh, në minutën e 20′ me anë të sulmuesit Kouame, ndërsa me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Pjesa e dytë filloi mes reshjeve të dendura të shiut, që detyruan arbitrin kryesor të ndërpresë takimin, kur kronometri shënonte minutën e 59′ të sfidës.

Gjithsesi, pas rreth 10 minutash shiu uli intensitetin dhe skuadrat u rikthyen në fushë, për të luajtur pjesën e mbetur, ndonëse terreni ishte vërtetë i rënduar.

Vetëm dy minuta pasi rifilloi takimi, Mertens shërbeu bukur për Fabian Ruiz dhe ky i fundit çoi topin në rrjetën e portës së Radu, duke rikthyer baraspeshën.

Goli i fitores për skuadrën e Ancelottit erdhi në minutën e 86′, kur Biraschi devijoi në mënyrë të pafat një top në rrjetën e portës së tij, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Radu.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e dytë, me 3 pikë më pak se Juventusi kryesues, që do të luajë nesër transfertën me Milanin, dnërsa genoa pëson humbjen e tretë radhazi dhe stoli i trajnerit Juriç lëkundet sërish.

InfoPasqyra/tch

Kategori