NASA Anulon Misionin Hapësinor për Stuhi Diellore

NASA anulon misionin hapësinor për shkak të një stuhie diellore që po i afrohet Tokës

NASA ka anuluar një mision hapësinor të planifikuar për shkak të dyshimeve se një stuhi diellore, që sipas studimeve po i afrohet Tokës, mund të shkaktojë probleme.

Kjo stuhi diellore pritet të jetë ndër më të fuqishmet e 20 viteve të fundit dhe mund të dëmtojë si sistemin GPS të anijes hapësinore, ashtu edhe sistemet e komunikimit.

Siç transmeton Sky News, duke iu referuar Shërbimit Gjeologjik Britanik (BGS), stuhi diellore ka filluar të ndikojë komunikimet dhe sistemin e navigimit satelitor.

Kompania Blue Origin e Jeff Bezos-it kishte në plan të lëshonte raketën New Glenn sot. Misioni duhej të dërgonte në hapësirë dy anije hapësinore “ESCAPADE” të NASA-s me destinacion Marsin.

Shtyrjen e misionit e njoftoi Blue Origin në X, duke shënuar se “New Glenn është gati për lëshim. Megjithatë, për shkak të aktivitetit diellor veçanërisht të lartë dhe ndikimeve të mundshme në anijen ESCAPADE, NASA shtyn lëshimin derisa të përmirësohen kushtet në hapësirë.”

Një stuhi diellore është një shpërthim i grimcave, energjisë, fushave magnetike dhe materialit që hidhet në hapësirë nga Dielli, dhe mund të shqetësojë fushën magnetike të Tokës, sipas NASA-s.

Scroll to Top