Hën. Nën 19th, 2018

“National Geographic” dhe “Lonely Planet”, interes të lartë për Shqipërinë

TIRANË,7 nëntor . – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndodhet në Londër në World Travel Market, ku po ndjek nga afër një nga panairet më të rëndësishëm, në të cilin përfshihen të gjitha tregjet e botës në industrinë e turizmit.

Sipas ministrit, “interesi i investitorëve, tur operatorëve, blogerëve dhe gazetarëve ndërkombëtarë edhe nga “National Geographic” e “Lonely Planet” për Shqipërinë ishte mjaft i lartë, duke krijuar kështu një mundësi të shkëlqyer për promovimin e destinacioneve tona turistike në tregjet europiane dhe aziatike”. /m.z/e.caushi/

Kategori