Shefi i NATO-s, Mark Rutte, theksoi të martën se aleanca ushtarake “nuk është e përfshirë vetë” në zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme, por se do të “mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s” nëse lind nevoja.
Gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, Rutte deklaroi se Irani paraqet një kërcënim për rajonin e gjerë, si dhe një “kërcënim ekzistencial” për Izraelin dhe “një kërcënim të madh për ne këtu në Evropë”.
Ai shtoi: “Le të jemi absolutisht të qartë për atë që po ndodh. Irani është afër pajisjes me një kapacitet bërthamor dhe një kapacitet raketash balistike”.
“Mendoj se të gjithë do të jemi më mirë me largimin e tij (nënkupton figurën e lartë fetare Ajatollah Ali Khamenei) dhe me mposhtjen dhe degradimin e kapaciteteve bërthamore dhe balistike tani që po flasim”, tha Rutte.
Rutte përsëriti se operacioni (kuptohet sulmi ndaj Ajatollah Ali Khameneit) u krye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Ai sqaroi se, ndërsa disa aleatë po ofrojnë mbështetje, kjo bëhet në baza dypalëshe.
