NATO neutralizon raketën iraniane drejt Turqisë

Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë iraniane drejt Turqisë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se forcat e mbrojtjes ajrore të NATO-s, të vendosura në Mesdheun lindor, kanë interceptuar një raketë të tretë balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë. Turqia po kërkon një shpjegim nga Teherani për këtë incident.

“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore turke, u neutralizua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor,” thuhet në deklaratë.

“Po merren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë, ndërkohë që po zhvillohen diskutime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit. Duke pasur si përparësi sigurinë tonë kombëtare, të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen dhe vlerësohen me kujdes.”

Scroll to Top