Ylli i Hollywood, Robert Duvall, i njohur për rolin e tij në filmin “The Godfather”, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare.
Aktori dhe regjisori amerikan Robert Duvall ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Duvall njihet për interpretimet e tij në filma ikonë si “The Godfather” dhe “Apocalypse Now”.
Lajmin e ndarjes nga jeta e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet: “I thamë lamtumirë bashkëshortit tim të dashur, mikut tim të çmuar dhe njërit prej aktorëve më të mëdhenj të kohës sonë. Bob ndërroi jetë në paqe në shtëpi, i rrethuar nga dashuria”.
Robert Duvall, i nominuar gjashtë herë për çmimin Oscar, triumfoi në vitin 1983, duke fituar çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij si një këngëtar i dëshpëruar i muzikës country në filmin “Tender Mercies”.
