Mër. Tet 17th, 2018

Ndahet nga jeta ish-futbollisti Filip Xhaji

TIRANË, 12 tetor. Një lajm i hidhur ka ardhur sot për futbollin shqiptar. Ish-futbollisti i njohur Filip Xhaji është ndarë nga jeta.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka shprehur ngushëllimet familjes, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij.

Xhaji luajti për 15 vite për skuadrën e “Lokomotivës” (sot “Teuta”) nga vitet 1955-1970. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai iu përkushtua trajnimit duke stërvitur grupmoshat e klubit durrsak dhe kombëtares sonë.

“Futbolli durrsak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar, si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të viteve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot “Teuta”) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës si futbollist, Xhaji ka punuar për shumë vite në detyrën e trajnerit, kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjeç. Xhaji për shumë vite me radhë, është përkujdesur në Durrës për talentet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te “Teuta”, por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë.

/m.z//e.caushi/

Kategori