Mër. Jan 23rd, 2019

Ndërhyrja e Muller, t’i thuash kafshëri është pak (Video)

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Ajax për një ndërhyrje shumë të ashpër me takë në kokën e Nicolas Tagliafico.

Mbrojtësi i ekipit holandez pati nevojë për qepje në kokë pasi sulmuesi gjerman e goditi fort pas koke, në një përpjekje për të kontrolluar topin.

Arbitri Clement Turpin nuk hezitoi që të ndëshkonte menjëherë me të kuq Mullerin.

InfoPasqyra/tch

Kategori