Mar. Nën 13th, 2018

Ndeshja historike e Dritës në “Champions League”, shiten me ritëm të frikshëm biletat e stadiumit

Në mesjavë skuadra shqiptare e Dritës, e shpallur kampione në ‘Vala Superliga’ të Kosovës, do të luajë për herë të parë në histori në fazën e parë eliminatore të “Champions League”.

Pavarësisht se përballë kanë një kundërshtar të një niveli të lartë si Malmo, tifozët janë shumë entuziaztë dhe për këtë arsye biletat janë shitur me ritme të frikshme.

Sipas vetë njoftimit të klubit në “Twitter”, kanë mjaftuar 24 orët e fundit që të shiten rreth 8000 bileta. Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Adem Jashari”.

Drita do të provojë gjithçka për të kaluar më tej dhe për këtë do të ketë edhe ndihmësin e lojtarit të 12-të, pasi stadiumi pritet të jetë i tejmbushur.

dritaaa

(InfoPasqyra/BW)

Kategori