Mër. Tet 17th, 2018

Ndeshja Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë me “Air Albania” drejt Tel-Avivit

TIRANË, 13 tetor. – Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të udhëtojë me linjën më të re “Air Albania” në transfertën që do të zhvillojë në Izrael, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një foto të avionit të shoqëruar me shkrimin: “AIR ALBANIA çon Kuqezinjtë në Tel-Aviv”.

Kombëtarja kuqezi do të përballet me ekipin e Izraelit për të vendosur fatet e këtij grupi, pasi të tre ekipet janë me nga 3 pikë dhe një fitore e Shqipërisë në këtë sfidë do të ishte shumë e rëndësishme për të vijuar në fazat e mëtejshme.

/e.caushi/

Kategori