Ndeshja Skënderbeu-Lushnjë ndërpritet për arsye shëndetësore

Ndeshja mes skuadrave të Skënderbeut dhe Lushnjës, e vlefshme për Kategorinë e Parë, është ndërprerë në minutën e 81-të për shkak të një situate të papritur shëndetësore në stadium.

Një tifoz vendas, i cili ndodhej në tribunën ballore, ka pësuar një krizë shëndetësore të rëndë dhe ka kërkuar ndihmën e menjëhershme mjekësore. Fillimisht, personeli i klubit të Skënderbeut iu afrua me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas u kërkua ndërhyrja e ambulancës.

Pas ndihmës në vend, tifozi është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit të Korçës. Lojtarët e të dy skuadrave kanë pritur në fushë rikthimin e ambulancës për të mundur rifillimin e ndeshjes.

Scroll to Top