Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli; kush e zëvendëson
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
Këshilli i Ministrave njoftoi se në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli.
Sipas vendimit të qeverisë, zoti Gazheli emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.
Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
