Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në drejtimin e qarqeve të Partisë Socialiste. Këto ndryshime, sipas informacionit të siguruar nga Lapsi.al, janë si më poshtë:
- Blendi Klosi në Durrës
- Ulsi Manja në Dibër
- Taulant Balla në Tiranë (si qark)
- Ogerta Manastirliu në Tiranë (si qytet)
- Ermal Malaj në Kukës
- Ermal Nufi në Lezhë
- Bledi Cuci në Vlorë
- Mirela Kumbaro në Gjirokastër
- Enea Karakaci në Shkodër
- Niko Peleshi në Korçë
- Belinda Balluku në Fier
- Ervin Demo në Berat
- Arbjan Mazniku në Elbasan
Vihet re mungesa e Elisa Spiropalit nga drejtimi i bashkëqarkut Tiranë, megjithatë, i caktohet në patronazh një nga njësitë e kryeqytetit.
