Negociatat BE: Rama drejt një realiteti më të sigurt për shqiptarët

“`html

Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama: Kjo nuk është rruga drejt parajsës, por drejt një realiteti ku shqiptarët do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur

Publikuar më 02.04.2026 nga shekulli_admin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në Tiranë, ku u ndal te negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se aktualisht edhe vendet e mëdha evropiane e kërkojnë këtë proces.

Rama kujtoi periudhën e çlirimit nga pushtuesi dhe ndërtimin e socializmit, duke e cilësuar atë si një periudhë që në fakt rezultoi të ishte “drejt ferrit” dhe jo “drejt parajsës”. Lidhur me negociatat e BE-së, ai u shpreh:

“Në këtë rast, kjo nuk është rruga drejt parajsës, por është rruga e sigurt drejt një realiteti ku për herë të parë në historinë e tyre, shqiptarët do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur nga çfarëdo kthese të rrethanave të historisë në dëm të tyre.

Po na buzëqesh fati sepse janë bashkuar të gjitha yjet dhe janë vendosur rresht në mbështetje të kësaj ëndrre që ka qenë shekullore për shqiptarët, të cilët gjithmonë kanë parë nga Perëndimi. Janë bashkuar yjet sepse nga njëra anë ne kemi bërë një punë të madhe për ta ndryshuar pozicionin e Shqipërisë, që deri dje ishte e përbuzur. Të gjithë shqiptarët që janë jashtë ose që dilnin jashtë, janë dëshmitarë të kësaj; mjaftonte të shikoje fytyrën e policit në kufi për të ndjerë se ka diçka që nuk shkon me faktin për të qenë shqiptarë.

Por nuk mjafton kjo. Ti mund t’i bësh të gjitha detyrat e shtëpisë kur je një vend i vogël dhe vendet e mëdha, nëse nuk e kanë në plan të të marrin me vete, ti nuk e kalon dot nivelin. Sot jemi në një kohë kur të gjithë vendet e mëdha të BE-së duan të na marrin me vete, sepse pas një periudhe shumë të gjatë, pa asnjë anëtar të ri të BE-së, Bashkimi Evropian ka hapur derën. Jo me fjalë, sepse me fjalë e ka pasur të hapur gjithmonë. Siç thonin dikur ata që sundonin në Shqipëri: ‘Rruga drejt horizontit të kuq është afër’. Ashtu edhe këta: ‘Horizonti blu…’ Tani jo më fjalë. Kemi hapur negociatat në një kohë rekord. Kemi qenë të zotë, por kemi pasur edhe një palë që kanë qenë po aq të interesuar që zotësia jonë të vlerësohej”, tha Rama.

“`

Scroll to Top