Hën. Dhj 17th, 2018

Nëndetësja e kokainës së El Çapos

Sipas policisë, varkat-nëndetëse mund të rrinin nën ujë për disa minuta, para se të dilnin prapë në sipërfaqe.

Anëtarët e jurisë në gjyqin e “El Çapos” panë pamje nga nëndetësja e parë që ishte kapur nga Roja Bregdetare të SHBA-ve, e që ishte e mbushur me kokainë.

Nëndetësja ishte kapur në shtator të vitit 2008, në ujëra ndërkombëtare, rreth 500 km larg Guatemalas.

Kapiteni Tod Bagetis, i cili mori pjesë në operacion, tha se pasi e kishin kuptuar që ishin diktuar, trafikantët ishin përpjekur të përplaseshin me anijen e rojave për t’i përmbysur.

Pasi i kishin nënshtruar, policët gjendën brenda 237 pako me kokainë, me vlerë 100 milionë dollarë.

Në bord u gjetën 237 pako me kokainë, me vlerë 100 milionë dollarë.

InfoPasqyra/tch

Kategori