Nënë akuzohet se la fëmijët pa ushqim, sqaron situatën

Nëna akuzohet se la fëmijët pa ushqim në shtëpi, jep sqarime

Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve të mitur, rasti i të cilëve u denoncua në Durrës, ka folur për akuzat që i janë ngritur.

Ajo shpjegoi se shtëpia ishte në atë gjendje për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në pallat prej disa ditësh. Basha tha se ajo detyrohej të punonte dhe fëmijët i linte brenda në shtëpi, por theksoi se nuk do t’i braktiste kurrë ata.

“Kam familje, por ndodhen jashtë për momentin sepse nuk janë mirë ekonomikisht. Shtëpia ishte në jo në rregull, por jo në atë gjendje. Fëmijët ishin brenda dhe erdhi ish-vjehrra pasi unë i kam rritur me idenë se ke një baba, një gjyshe. Kur doli nga burgu ish-burri nisi lekë për fëmijët, 180 mijë lekë. Por çfarë do bëja unë nëse rri në shtëpi? E kam qiranë 300 mijë lekë. Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nis shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe qëndruan në shtëpi. Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, sepse po të doja, e kisha bërë me kohë,” tha ajo.

Scroll to Top