Netanyahu pritet nga presidenti amerikan, Trump: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Të pranishëm kanë qenë edhe delegacionet izraelite dhe amerikane, ku pritet të zhvillohen diskutime mes tyre.
Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se në fokusin e bisedimeve do të jetë edhe rindërtimi i Gazës.
Gjithashtu, Trump paralajmëroi se nëse Irani përpiqet të armatoset, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë pasive. “Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të rindërtohet dhe nëse do të jetë kështu, ne do të duhet t’i rrëzojmë, do t’i shkatërrojmë plotësisht. Por shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Kam dëgjuar që Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje. Nëse ata duan të bëjnë një marrëveshje, kjo është shumë më e zgjuar,” tha ai.
Ndërkohë, Netanyahu vlerësoi mbështetjen e Trump, duke u shprehur se “Izraeli kurrë nuk ka pasur një mik si Presidenti Trump.”
