Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetje ndaj Izraelit
Gjatë një fjalimi në Parlament, me praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu mirënjohje për të.
Netanyahu theksoi se Trump ishte ai që i tha botës: “Mos harroni tetorin”. Ai shtoi se emri i Donald Trump do të gdhendet në historinë e Izraelit dhe të njerëzimit.
Duke iu referuar planit të paqes të Trump, Netanyahu e përshkroi atë si një propozim që “hap derën për një zgjerim historik të paqes në rajonin tonë”.
Ai falënderoi Trumpin për vizitën e tij në Jerusalem dhe për qëndrimin kundër deklaratave të OKB-së. Netanyahu përmendi gjithashtu njohjen e territorit aktual të Izraelit, tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe mbështetjen për vendimet guximshme të Trump.
Kryeministri izraelit e cilësoi Donald Trump si “miku më i madh që shteti izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, duke shtuar se “Asnjë president amerikan nuk ka bërë kaq shumë për Izraelin”.
Netanyahu shprehu besimin se propozimi i Trump do të sjellë kthimin e pengjeve, do t’i japë fund luftës duke arritur objektivat dhe do të hapë dyert për paqe në rajon dhe më gjerë. Ai theksoi angazhimin e tij dhe të Trump për këtë paqe.
Duke rikujtuar ngjarjet e vitit 2022, Netanyahu tha: “Ju i thatë botës ‘Mos harroni tetorin’. Ne kujtojmë terroristët e Hamasit që ju futën në territoret e Izraelit duke vrarë në gjakftohtësi qytetarët tanë. Familje të tëra që u dogjën të gjalla dhe nuk harrojmë izraelitët që morën pjesë në festivalin e tetorit 2022.”