Netanjahu: Irani ka treguar se është një rrezik global, provat i keni në 48 orët e fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani ka dëshmuar se paraqet një rrezik për botën. Ai shtoi se nëse dikush kërkon prova për këtë, 48 orët e fundit i kanë ofruar ato.
Netanjahu, gjatë një vizite në Arad, një nga qytetet e goditura nga një sulm që shkaktoi 175 të plagosur, tha: “Ata lëshuan një raketë balistike ndërkontinentale drejt Diego Garcías. Kjo raketë ka një rreze veprimi prej 4,000 kilometrash. Gjithmonë e kam theksuar këtë. Tani ata kanë aftësinë të arrijnë thellë në Evropë. Çfarë provash të tjera ju duhen për t’u bindur se ky regjim, i cili kërcënon të gjithë botën, duhet të ndalet?”.
