Netanyahu: Irani, uraniumi i pasuruar dhe lufta

Netanyahu: Lufta kundër Iranit nuk ka përfunduar, uraniumi i pasuruar duhet të merret

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të “hiqen” përpara se të konsiderohet e përfunduar lufta mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Teheranit.

Në një intervistë për programin “60 Minutes” të CBS News, Netanyahu u shpreh se konflikti nuk mund të konsiderohet i mbyllur për sa kohë Irani vazhdon të zotërojë materiale bërthamore dhe infrastrukturë për pasurimin e uraniumit.

“Lufta nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor, uranium të pasuruar, që duhet të hiqet nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhet të çmontohen”, tha ai.

I pyetur se si mund të realizohet largimi i uraniumit të pasuruar, Netanyahu u përgjigj shkurt: “Ju ndërhyni dhe hiqeni atë”.

Deklaratat e liderit izraelit vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe mes shqetësimeve ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.

Scroll to Top