Netanyahu rritet në mbështetje pas marrëveshjes me Hamasin

Pas marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe partia e tij po shënojnë një rritje të lehtë në mbështetjen popullore. Një sondazh i publikuar së fundmi tregon se rivali i tij më i afërt, ish-kryeministri Naftali Bennett, ka rënë në nivelin më të ulët të mbështetjes deri tani.

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia Likud e Netanyahut do të fitonte 27 vende, një rritje nga 25 javën e kaluar. Partia e re e Naftali Bennett, “Bennett 2026”, do merrte 19 vende, duke shënuar një rënie nga 22 që ishte. Otzma Yehudit e Itamar Ben Gvir do të merrte 6 vende, nga 9 javën e kaluar, ndërsa Religious Zionism e Bezalel Smotrich nuk arrin të kalojë pragun elektoral, duke marrë vetëm 2.3%.

Edhe pse blloku i partive opozitare në Izrael, nëse do të bashkohej, do të kalonte partitë pro-Netanyahut, ky sondazh i fundit tregon një rënie për të gjithë opozitën, duke i penguar ata të formojnë një qeveri.

Leave a Comment

Scroll to Top