Netanyahu: Sulmi i Hamasit gabim, Izraeli pagoi çmim të lartë

Benjamin Netanyahu, në një fjalim para Parlamentit izraelit, deklaroi se kundërshtarët e Izraelit tashmë e kuptojnë fuqinë dhe vendosmërinë e shtetit.

“Ata e kuptojnë se sulmi ndaj Izraelit më 7 tetor ishte një gabim katastrofik. Ata e kuptojnë se Izraeli është i fortë dhe se Izraeli është këtu për të qëndruar,” theksoi ai.

Netanyahu shtoi se Izraeli ka paguar një çmim të lartë për luftën në Gaza, por mirëpriti kthimin e pengjeve si “një ditë të rëndësishme”.

“Në fillim të luftës, premtova t’i ktheja të gjithë pengjet në shtëpi. Sot, me ndihmën e domosdoshme, të vendosur dhe të fokusuar, ndihmën e pandërprerë të Presidentit Trump dhe me sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm të ushtarëve të Izraelit, ne po e përmbushim këtë premtim,” u shpreh ai.

Leave a Comment

Scroll to Top