Hën. Tet 22nd, 2018

Netët verore ofrojnë argëtim në plazhin e Darzezës

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Netët verore ofrojnë argëtim në plazhin e Darzezës në Fier.

Pas koncerteve të organizuara në qytetin e Fierit, muzika dhe argëtimi do të zhvendosen në Darzezë.

Një koncert me zërat e njohur të muzikës në vend do të ofrohet për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur këtë plazh gjatë këtij sezoni veror.

“Jo vetëm në qytet. Këtë herë muzika dhe argëtimi do të spostohet në Darzezë. Të hënën, në 13 gusht, në orë 20:00 në plazhin Darzezë për të gjithë pushuesit dhe këdo që dëshiron që të shijojë muzikën dhe zërin e mrekullueshëm të West Side Family dhe Era Rusi”, shprehet Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

/m.m/

Kategori