Mar. Tet 23rd, 2018

NEUROLOGJI – Zgjimi në mëngjes ndodh prej neuroneve gjigante

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Zbulohet sekreti i mekanizmit që na zgjon në mëngjes, që na mban në kontakt me ambientin dhe nga ku varen mendimi dhe gjuha, sipas një studimi të zhvilluar mbi minjtë dhe i publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të SHBA-së (PNAS) nga grupi “Rockefeller University” të koordinuar nga neurobiologia, Inna Tabansky.

Në fakt zilja e zgjimit aktivizohet nga neuronet gjigante, me të cilët janë të lidhur funksione komplekse si vetëdija për vetveten dhe aftësia për të dalluar realitetin.

Ky rezultat ndihmon që të kuptohen më mirë disa sëmundje psikike,  si çrregullimet bipolare dhe mungesa e vëmendjes, në të cilët ky mekanizëm nuk funksionon në mënyrën e dyhur.

Ky zbulim erdhi duke studiuar të ashtuquajturën “dhoma e errët e trurit”, i quajtur kështu nga studiuesit sepse është një zonë që njihet shumë pak, por që emërtimin teknik e ka bërthama e qelizave gjigante.

“Në këtë rajon ka neurone jashtëzakonisht të mëdhenj. Vetëm duke parë strukturën e tyre kuptohet se janë të rëndësishëm”, thotë Donald Pfaff, drejtues i laboratorit të Neurobiologjisë që është edhe seksioni ku është kryer eksperimenti.

Sipas Pfaff, “neuronet janë kaq shumë të rëndësishme për funksionimin norma të sistemit nervor qendror sa që janë kanë aftësinë të kontrollojnë drejtpërdrejtë sasinë e gjakut që duhet t’u vijë”. /G.S/

Kategori