Hën. Nën 12th, 2018

Nga tatuazhi për Berishën tek buqetat, gjërat më të çmendura që kanë bërë fansat për VIP-at shqiptar

Të kesh sa më shumë fansa, padyshim është sukses për çdo personazh të njohur publik. Por mes fansave ka edhe admirues të çmendur që do bënin gjithçka për idhullin e tyre.

1.Emrin Uljan Kolgjegja tashmë e njihni të gjithë. Taksisti u bë shumë i famshëm 3 vite më parë kur bëri tatuazh në krah Marina Vjollcën.  Madje Uljani i propozoi edhe martesë Marinës ndërsa taksinë e tij e mbushi me postera të moderatores ku në njërin prej tyre shkruhej “Princesha ime”.

2.Teksa Marina ka kaluar paqësisht situatat me fansat e apasionuar pas saj, me Luanën nuk ndodhi kështu. Këngëtarja fillimisht në shenjë respekti i pranoi të gjitha buqetat me lule që i vinin, por më vonë kur fansi Besmir Lila filloi ta përndiqte, Luana u detyrua ta denoncojë. Prokuroria zbuloi se Lila i kishte dërguar 60 faqe mesazhe Luanës të cilat ishin kthyer në shqetësim për këngëtaren. Ai madje i kishte mësuar Luanës adresën e shtëpisë e të punës dhe e priste vazhdimisht aty.

3.E famshme u bë pak kohë më parë edhe një vajzë, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur, por ajo çfarë bëri për idhullin e saj, Noizy bëri bujë. Bjondja kishte bërë tatuazh prapa kokës fytyrën e reperit. Video e saj ku tregonte tatuazhin bëri xhiron e rrjetit dhe shumë portale vajzën e quajtën “Fansja më e çmendur e Noizyt”.

4.Një tjetër video që bëri bujë është kjo ku teksa Enca këndon gjatë një koncerti, një fans ngjitet në skenë dhe kërcen me të. Këngëtarja bën lëvizje shumë provokuese duke e nxehur situatën aq sa fansi heq edhe bluzën.

5.Ndërsa një tjetër fans i Encës adhurimin për këngëtaren e ka shprehur në një mënyrë tjetër. Ai ka vizatuar në kokë portretin e këngëtares, veprim që e gëzoi shumë Encën.

6.Fansave që kanë bërë tatuazh idhujt e tyre i shtohet edhe fansi i Stresit. Ai kishte vizatuar në kraharor reperin me mbishkrimin “Reper i vërtetë”. “S’di çfarë të them për ty që e ke bërë këtë tatuazh. Të pres në lagje, Zoti qoftë me ty! Pa fjalë, surpriza e parë në jetë”, kishte shkruar Stresi.

7.Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka admirues që bëjnë gjëra të çmendura për ta. Taksisti i famshëm Uljan Kolgjegja nuk adhuronte vetëm Marinën, por edhe Berishën. Portretin e doktorit ai e bëri tatuazh në kraharor./Xing.al

Kategori