Pre. Dhj 14th, 2018

Ngjarja në Mat, Basha: Dëshmi e mungesës së sigurisë

TIRANË, 11 tetor. “Ngjarja e sotme në Mat është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit dhe e mungesës së sigurisë”.

Kështu deklaroi sot, Kryetari PD-së Lulzim Basha, duke reaguar ndaj ngjarjes në Mat, ku u vranë 3 punonjës së bashkisë, të cilët po punonin për ndërtimin e një rruge në fshatin Shëlli.

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli. Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që t’ua lehtësojë sadopak dhimbjen. Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani”, – u shpreh Basha.

Sipas tij, “kjo ngjarje dëshmon po ashtu edhe guximin e banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”. /m.m/r.e/

Kategori