Ngjarje kriminale në Sarandë: 62-vjeçari kërcënoi fqinjët me armë

Sarandë/ 62-vjeçari hyri në banesën e fqinjëve dhe i kërcënoi me armë

Një ngjarje kriminale u parandalua në Sarandë, ku një 62-vjeçar kërcënoi me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit nga një qytetare se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan në vendngjarje për të neutralizuar autorin.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta lidhur me shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top