Ngushtica e Hormuzit: Një pikë strategjike globale
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede me gazetarët, theksoi rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit dhe sugjeroi se Kina dhe Japonia duhet të kontribuojnë në sigurimin e saj.
Duke u përgjigjur pyetjeve në lidhje me rihapjen e ngushticës për të mundësuar dërgesat esenciale të naftës dhe gazit, Trump përsëriti kritikat e tij ndaj NATO-s, duke thënë se aleanca nuk ka treguar guximin e nevojshëm për të ndërmarrë veprime. Ai shtoi:
“Ne nuk e përdorim ne Ngushticën. Në një moment të caktuar, ajo do të hapet vetë. Prandaj, do të ishte mirë nëse vendet që e përdorin Ngushticën, si Kina dhe Japonia, të përfshiheshin,” tha ai.
