Mër. Jan 23rd, 2019

Një Citroen C3 gati për t’u fituar sot në “Dilema Deal or no Deal” në Top Channel

Programi “Dilema Deal or no Deal” në InfoPasqyra/tch, nën moderimin e Eno Popit, do ta nisë vitin 2019 me një dhuratë tepër bujare: një makinë CITROËN C3.

Që nga data 9 dhjetor 2018, të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe dhe që kanë arritur ta gjejnë saktë shumën e lekëve që ka pasur valixhja e konkurrentit, do të behen pjesë e një shorteu transparent.

Pjesë e shortit mund të bëhen të gjithë nga shtëpia, brenda dhe jashtë Shqipërisë, thjesht duke dërguar gjatë programit mesazhe në 56666.

Makina, me kilometrazh zero, pret fituesin që do të shpallet mes numrave fitues, sot, live, në ekranin e InfoPasqyra/tch, në “Dilema Deal or no Deal”.