Enj. Nën 22nd, 2018

Një fëmijë sekret me George Michael, rrëfehet suedezja

Një grua suedeze pretendon se ka pasur një fëmijë sekret me George Michael; Ulrika Lillemor Alfa Wonwolf këmbëngul se takimi mes tyre ka ndodhur në vitin 1997, kur ishte me pushime në Britaninë e Madhe.

Pretendimet e saj shkojnë deri aty sa të pohojë se ylli i popit ishte në dijeni të ekzistencës së djalit dhe e kishte vizituar në Suedi disa herë e madje kishte kontribuar dhe financiarisht për rritjen e tij.

Përfaqësues të këngëtarit i kanë vënë në dyshim të tilla pretendime, duke i cilësuar “fantazi të pastër”.

Suedezja është përpjekur edhe t’i shesë gazetave të ndryshme disa analiza AND-je që rezultonin pozitive, por ekspertët thonë se ato mund të falsifikohen më shumë lehtësi.

Sipas fjalëve të Wonwolf , testin e parë të atësisë e ka kryer në prag të vitit 2000, me artistin aty prezent, ama gruaja nuk ka mundur t ofrojë asnjë provë në mbështetje të këtij pohimi.

Në kohën kur thuhet të ketë ndodhur takimi i tij me Ulriken, këngëtari ka qenë në një marrëdhënie me biznesmenin Kenny Goss. Wonwolf kishte krijuar, siç mësohet, edhe disa profile në rrjetet sociale me inicialet GKP, që i përkasin emrit të vërtetë të yllit të muzikës, Georgios Kyriacos Panayiotou, por tani i ka fshirë.

InfoPasqyra/tch

Kategori