Nobel Paqe: Liderja Venezueliane fiton, Trump pa çmim

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka shpallur fituesen e Çmimit Nobel për Paqen. Këtë vit, çmimi iu dha Maria Corina Machado, për punën e saj në promovimin e të drejtave demokratike në Venezuelë dhe për përpjekjet e saj drejt një tranzicioni paqësor nga diktatura në demokraci.

Në mesin e anëtarëve të jurisë së sivjetme ishin avokati i të drejtave të njeriut Jorgen Watne Frydnes, si kryetar, Asle Toje si nënkryetar, ish-kryeministrja Anne Enger, politikanja konservatore Kristin Clemet dhe humanitarja Gry Larsen.

Më parë, ka pasur spekulime për mundësinë që çmimi t’i jepet Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Megjithatë, vëzhguesit e Nobelit shprehen se shanset e tij ishin të pakta, pavarësisht ndërhyrjeve në politikën e jashtme për të cilat ai ka marrë merita.

Leave a Comment

Scroll to Top