Hën. Sht 24th, 2018

Nuk duronte dot më “mesazhet bezdisëse”, padit administratorin e grupit të Whatsapp-it

Një doktor ka paditur administratorin e një grupi në Whatsapp pasi nuk duronte dot më “mesazhet bezdisëse që i shpenzonin kohën”.

Mjeku me banim në Arabinë Saudite ngriti padi ndaj personit duke u ankuar se po i vinin mesazhe të “padobishme” në një grup ku e kishin shtuar pasi ishte kthyer nga Haxhi në Mekë.

Burri, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, ka thënë për mediat lokale: “Nuk kishin të mbaruar mesazhet e padobishme, bezdisëse dhe që më shpenzonin kohën”.

Gjithsesi, ekspertët ligjorë në Arabinë Saudite mendojnë se kjo çështje do të hidhet poshtë nëse paditësi nuk vërteton që ka pasur pasoja negative nga shtimi në grupin e Whatsapp-it.

InfoPasqyra/tch

Kategori