Hën. Nën 12th, 2018

Nuk kanë të ndalur tërmetet, regjistrohen dy lëkundje gjatë natës. Ku ishte epiqendra

Që prej së mërkurës vendi jonë është goditur nga tërmeti, lëkundje të cilat vijojnë të jenë të pranishme. Sipas IGJEUM gjatë natës janë regjistruar dy tërmete të tjera, ndërsa vatra ngelet ende Gjiri i Lalëzit.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 02:26 në Hamallaj të Gjirit të Lalëzit, me magnitudë 2.5, ndërsa i dyti në 03:52 në Fushë-Krujë, me magnitudë 1.8.

Edhe ditën e djeshme u regjistruan lëkundje gjatë natës, por shumë më të lehta se ai i ditës së mërkurë. Kujtojmë se të mërkurën Tirana u godit nga një tërmet 5.2 ballë, ndërsa Durrësi 5 ballë, ndërsa lëkundjet u ndjenë në disa rrethe të vendit.
Ja tabela:
termet3 (1)
(ed.me/InfoPasqyra/BW)

Kategori