Mër. Tet 17th, 2018

“Nuk u ndikova nga paragjykimet, mora burrin që doja…”

<!– GazetaExpress E enjte, 06 Shtator 2018 19:20–>

Valentina dhe Mahmuti janë rasti tipik i dashurisë së vërtetë dhe të pakushtëzuar. 

Ata janë njohur sëbashku krejt rastësisht 4 vite më parë dhe mesa duket fati kishte rezervuar që zemrat e tyre të bashkoheshin përgjithmonë.

Çifti ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.
Valentina kujtoi takimin e parë me Mahmutin dhe tregoi se mendimet e të tjerëve nuk e kanë ndikuar pasi është shumë e lumtur me të.

“Ne jemi martuar në Korrik të këtij viti, por kemi qëndruar të lidhur 2 vite. Tek Mahmuti më pëlqeu gjallëria e tij, ishte shumë i veçantë, i gjallë dhe me sens humori. U bëra kureshtare dhe doja të rrija më shumë me të. Shumë njerëz të afërt më kanë thënë ta mendoj më shumë para se të vendos, por unë isha shumë e lumtur me Mahmutin dhe mendimet e të tjerëve nuk më kanë bërë shumë përshtypje”, tha Valentina.

Ndërkohë Mahmuti tregoi më tepër për aksidentin që e la atë në karrigen me rrota.

“Aksidenti më ka ndodhur 9 vite më parë, më 25 Gusht 2009. Kisha ardhur me pushime me familjen në Shqipëri dhe aty më ka ndodhur aksidenti. Aksidenti im ka qenë fat dhe fatkeqësi, sepse nga aksidenti unë kam humbur lëvizjet e trupit, por jo vetëdijen. Ne kishim marë varkë dhe dolëm në det, unë mendova se ishte thëllë aty ku ishim dhe jam hedhur me kokë dhe jam përplasur me rërën, por jo me forcë. Nga goditja kam lënduar unazën e 5-të në qafë dhe nga ai moment më janë prerë lëvizjet e trupit. Ka ardhur ambulanca dhe më ka dërguar në spital. Kur isha në Reanimacion mjekët më thanë se duhet të qëndroja aty 72 orë aty sepse jeta ime ishte ende në rrezik. Nëse kalonin 72 orë atëherë do t’i mbijetoja vdekjes dhe më pas më prisnin sfida të tjera në jetë. Një javë më vonë jam operuar dhe pas operacionit mjeku më tha se do bëhesha mirë. Lajmin se nuk do të ecja më nuk ma thanë direkt. Pas një viti që bëja terapi e kuptova se gjendja ime ishte e rëndë se diri në ato kohë mendoja se do përmirësohesha. Pas një viti përmirësimet ishin shumë të ngadalta dhe aty e kuptova se jeta ishte ndryshe nga ç’e mendoja unë”, tregoi Mahmuti.

Ai tregoi po ashtu momente nga takimi i parë me Valentin dhe se çfarë e tërhoqi atë tek ai.

“Tek Valentina më ka pëlqyer fakti se ishte shumë inteligjente, e qetë dhe feminile dhe isha kureshtarë ta njihja. Pas shumë bisedave vendosëm të takoheshim për herë të dytë, të tretë dhe kështu me radhë”, shtoi ai./tvklan.al

LajmiFundit

Kategori