Mër. Tet 17th, 2018

NUSA DUA – FMN: Lagarde ”e skandalizuar” nga çështja ”Khashoggi” por do të shkojë në Riad

NUSA DUA, 13 tetor . – Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde u shpreh sot e ”skandalizuar” nga çështja ”Khashoggi”, gazetarit të zhdukur saudit në Turqi, por konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen e saj në samitin ekonomik ”Davosi i Shkretëtirës” në Riad.

”Të drejtat e njeriut, liria e të shprehurit dhe e mediave janë thelbësore. Jam e tronditur, por duhet të drejtoj çështjet e FMN-së në të katër cepat e globit”, deklaroi Lagarde gjatë paraqitjes së konkluzioneve të një takimi të Fondit në ishullin indonezian të Balit.

”Ajo theksoi se kur viziton një shtet shprehet gjithnjë hapur për atë që mendon. Por në këtë fazë, unë nuk do të ndryshoj projektet e mia, por do të jem shumë e vëmendshme  ndaj informacioneve që do të dalin ditët në vijim dhe do të prononcohem”, paralajmëroi drejtuesja./ /v.b/

Kategori