Nxënës iranianë festojnë sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit

“Të dua, Trump”: Nxënës iranianë shprehin gëzim dhe ekzaltim pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer sulme në disa zona të Iranit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Teheran. Një video virale në rrjet tregon nxënës iranianë të lumtur dhe të ekzaltuar nga këto sulme.

Në video dëgjohet njëri prej nxënësve duke thënë: “Të dua, Trump”. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara kanë nisur operacione të mëdha luftarake në Iran”, duke theksuar politikën e vazhdueshme të SHBA-së për të mos lejuar Iranin të posedojë armë bërthamore.

Trump shtoi se “Objektivi ynë është mbrojtja e amerikanëve duke eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian, një grup njerëzish të egër dhe të tmerrshëm”, siç u shpreh ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Scroll to Top