Oficer policie në Dibër dënohet për korrupsion

Oficer policie në Dibër shpallet fajtor për korrupsion

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten, më 27 nëntor, shpalljen fajtor të oficerit të Komisiariatit të Policisë Dibër, Shuip Cami, për veprën penale të korrupsionit pasiv. Ai u dënua me tre vjet burg, të cilat, në zbatim të gjykimit të shkurtuar, u reduktuan në dy vjet heqje lirie.

Ndaj Camit është caktuar edhe dënimi plotësues, me të cilin i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë pesëvjeçare.

Fajtor u shpall edhe i pandehuri tjetër, Flamur Kurti, i akuzuar për korrupsion pasiv. Për të, u caktua dënimi përfundimtar me 8 muaj burg, i cili u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për 16 muaj.

Ndërkohë, i pafajshëm u shpall i pandehuri Fluturim Bajrami, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv.

Sipas hetimit të SPAK, i dënuari Cami i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit F.K. shumën prej 3000 euro, me qëllim favorizimin e pozitës procedurale të shtetasit A.Sh. në çështjen penale kundër tij, të regjistruar në vitin 2020.

Scroll to Top