Konflikti në Lindjen e Mesme/ OKB: Dy paqeruajtës të tjerë janë vrarë në Liban
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar vdekjen e dy paqeruajtësve të tjerë me kombësi indoneziane në jug të Libanit. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, OKB-ja thekson: “Dy paqeruajtës të UNIFIL u vranë tragjikisht në jug të Libanit sot, kur një shpërthim shkatërroi automjetin e tyre pranë Bani Hayyan. Një paqeruajtës i tretë u plagos rëndë, ndërsa një i katërt u lëndua gjithashtu”.
Këto vrasje vijnë një ditë pas vdekjes së një tjetër paqeruajtësi indonezian në jug të Libanit.
Gjatë fundjavës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ushtria e vendit të tij do të zgjerojë operacionet e saj në Liban, duke zgjeruar “rripin ekzistues të sigurisë” në jug të vendit.
