OKB e gatshme të mbështesë çdo proces paqeje në Ukrainë
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është e gatshme të mbështesë çdo proces që do të çojë në një përfundim paqësor të luftës Rusi-Ukrainë.
Kjo u deklarua nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë për shtyp, teksa komentoi planin e ri të SHBA-së lidhur me Ukrainën.
“Ai theksoi gatishmërinë tonë për të mbështetur dhe ndihmuar çdo proces kuptimplotë që do të çonte në një armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe pa kushte, të ndjekur nga një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme,” tha Dujarric, duke u përgjigjur kështu një pyetjeje përkatëse.
Ai shtoi se një zgjidhje paqësore duhet të sigurojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës.
