OKB për luftën në Lindjen e Mesme: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron luftën në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë “krime lufte”.
Në një deklaratë zyrtare, ai theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar, çdo sulm i qëllimshëm ndaj civilëve dhe objekteve civile është i ndaluar dhe duhet të ndiqet penalisht.
“Kushdo që është përgjegjës për krime ndërkombëtare duhet të nxirret para drejtësisë, në gjykatat kompetente,” u shpreh ai, pa përmendur drejtpërdrejt palët ndërluftuese si Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Izraeli.
Konflikti, i cili shpërtheu më 28 shkurt pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit, ka shkaktuar mijëra viktima dhe vijon pa shenja uljeje të tensioneve.
