Operacion Antidrogë në Athinë: 2 Shqiptarë të Arrestuar

Operacion antidrogë në Athinë, dy shqiptarë të arrestuar

Një operacion antidrogë ka goditur një rrjet trafiku narkotikësh në kryeqytetin grek. Sipas mediave greke, katër anëtarë të organizatës janë arrestuar. Gjatë hetimeve, u sekuestruan 6 kilogramë kanabis, 20,000 euro dhe telefona celularë.

Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë dhe dy shtetas grekë. Sipas informacioneve të dhëna, anëtarët e organizatës nuk banonin brenda qendrave studentore, por dyshohet se trafikojnë drogë brenda Kampusit Universitar.

Scroll to Top