Operacion Polcor: Zbuluar kultivim droge, arrestime në Malësi të Madhe

Zbulohen në Malësi të Madhe tre ambiente për kultivimin e drogës

Autoritetet policore në Malësi të Madhe kanë zbuluar dy shtëpi dhe një stallë të përshtatura për kultivimin e kanabisit. Gjatë një operacioni të quajtur “Neonët”, i cili u krye të dielën, më 2 nëntor, policia arrestoi dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin, dhe shpalli në kërkim një person tjetër. Gjithashtu, u ndaluan katër punonjës të OSHEE-së, nën dyshimin se kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këto ambiente. Dy persona të tjerë u proceduan penalisht.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • S. P., 48 vjeç
  • L. P., 69 vjeç (kushërinj)

U shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç. Të tre këta banonin në fshatin Lulashpepaj.

Gjatë operacionit, u ndaluan gjithashtu shtetasit:

  • G. H., 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj
  • L. V., 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj
  • Xh. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë
  • A. S., 57 vjeç, banues në Koplik

Këta po procedohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit:

  • E. H., 57 vjeç, banues në Bajzë
  • A. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër

Këta po procedohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, policia zbuloi mbi një mijë bimë kanabis dhe 1 kg e 800 gramë kanabis në proces tharjeje. Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, në tre ambiente (dy banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale:

  • 1110 bimë të dyshuara kanabis
  • 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje
  • 300 llamba
  • 22 aspiratorë
  • 35 veltinatorë
  • 11 panele neoni
  • 22 filtra ajri
  • 217 inverterë
Scroll to Top