Operacion RENEA Fushë-Arrëz: Person i armatosur kërcënon policinë

Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë-Arrëz

Në Orosh, Fushë-Arrëz, një nga personat e armatosur që fshihet brenda banesës së rrethuar nga policia është identifikuar. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i cili ka kërcënuar forcat e policisë se do të hapë zjarr ndaj tyre. Emri i tij është Juljan Çumrraku dhe dyshohet se ka lidhje me grupe terroriste. Personi tjetër, banues në Tiranë, nuk është identifikuar ende.

Që prej mëngjesit të sotëm, policia ka nisur një operacion në fshatin Orosh, i cili bën pjesë në njësinë administrative Qafë-Mali, në bashkinë Fushë-Arrëz. Një banesë, e cila ka kohë që është braktisur, është rrethuar nga forcat e rendit. Policia e Pukës ka kërkuar mbështetje nga forcat speciale RENEA, pasi ekzistojnë dyshime se brenda banesës ndodhen dy persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së sinjalit telefonik, informacioni mbetet i kufizuar. Forcat e rendit po vijojnë kontrollet me një kujdes të shtuar.

Scroll to Top