Mër. Dhj 19th, 2018

Operacioni “FLEX” – Policia e Shtetit arreston katër persona

TIRANË, 7 dhjetor .- Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë katër shtetas si dhe sekuestruan lëndë narkotike e llojit “kokainë”, mjet prerës, automjete e aparate celularë.

Policia e Shtetit bën të ditur se, për shtetasit, për këta shtetas, disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2, 279 dhe 247 të Kodit Penal, njofton Policia e Shtetit. /e.xh/e.caushi/

Kategori