Operacioni në Orosh: Identifikohet personi i dytë
Gjatë operacionit të forcave RENEA në banesën e rrethuar në Orosh, është identifikuar edhe personi i dytë me precedentë penalë. Përveç Juljan Cumrakut, në banesë ndodhet edhe Arben Uka.
Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Gjatë ditës janë dëgjuar thirrje nga banesa, duke përfshirë edhe “Allahu Ekber”. Dyshohet se Julian Cumraku është një person i radikalizuar me grupe ekstremiste.
